60-vjeçaret që sfidojnë moshën dhe praktikojnë baletin

Një grup zonjash të moshuara  në Kinë kanë sfiduar kohën për pasonin e tyre të fëmijërisë, baletin klasik. Ato janë bërë bashkë dhe praktikojnë prej vitesh kërcimin, që i bën të ndjehen të lumtura dhe në harmoni me jetën e tyre.

Këto zonja elegante në qytetin Shenyang kanë sfiduar moshën fizike për pasionin e tyre për kërcimin. Afërsisht në të gjashtëdhjetat, ato bëjnë pjesë në atë që e quajnë grupi i baletit të gjysheve. Edhe pse nuk kanë praktikuar më parë balet ato ndajnë të njëjtin pasion për kërcimin klasik.

Grupi që nga krijimi është shtuar çdo ditë e më shumë, duke u dyfishuar në dekadën e fundit. “Baleti ka qenë ëndrra jonë e fëmijërisë. Kemi parë balerina profesioniste të përforcojmë kur ne ishim të reja, por në atë kohë nuk kemi pasur mundësi të praktikohemi. Tani që jemi në pension kemi më shumë kohë për të shijuar kërcimin,” u shpreh drejtuesja e grupit Ëang Fengxia.

Ndërsa një prej anëtareve tha: “Së pari, baleti na lejon të jemi të lumtura. Së dyti, na ndihmon të kemi një formë të mirë trupi. Përveç kësaj, na mundëson të jemi më të këndshme dhe të sigurta, dhe jeta jonë familjare është bërë më harmonike,”

Koreografitë që praktikojnë këto zonja janë një ndërthurje mes baletit tradicional, kërcimit modern dhe atij folk. Gjyshet balerina kanë performuar madje edhe në skenën botërore të Vienës në janar të 2011. Ato përcjellin një mesazh domethënës, se “këmbëngulja është faktori mbizotërues, për të moshuarit dhe të rinjtë, kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve dhe zhvillimin e potencialit tuaj”.

SHKARKO APP