7 gjërat që çdo shkollë duhet të bëjë për t’u përgatitur për Revolucionin e Katërt Industrial

Udhëheqësit e koorporatave nuk janë të vetmit që duhet të marrin në konsideratë hartimin e politikave të reja për t’u përshtatur me botën e re që Revolucioni i 4-të Industrial po krijon. Edukatorët, shkollat, zyrtarët qeveritarë dhe prindërit duhet të rishikojnë arsimimin dhe mënyrat si të përgatisin brezin e ardhshëm për të kapur mundësitë e reja që po krijohen prej revolucionit industrial, i cili po mundësohet nga zhvillimi i shpejtë teknologjik, si krijimi i Internet of Things, monedhave kibernetike, realiteti VAR, inteligjencës artificiale e të tjera si këto.

Ja kush janë 7 masat që shkollat e tanishme dhe të së ardhmes duhet të marrin për të përgatitur brezin e ri për Revolucionin e Katërt Industrial.

  • Duhet ri-përcaktuar qëllimi i arsimit

Aktualisht, arsimimi shërben për t’i përgatitur njerëzit për të marrë detyra specifike të një disipline të veçantë. Ndërsa në të ardhmen, arsimi do të duhet të mbështesë fëmijët për të zhvilluar aftësitë dhe mentalitetin për të bërë gjithçka, në vend të diçkaje.

  • Duhet të përmirësohet arsimi mbi teknologjinë, inxhinierinë, matematikën

Arsimimi duhet të sigurojë edukim mbi fushat e mësipërme, të cilat zhvillohen. Nxënësit e së ardhmes do të duhet të kenë cilësi të mira të punës në grup dhe mendimit kritik.

  • Zhvillimi i potencialit njerëzor

Megjithëse makineritë po zëvendësojnë njeriun në shumë detyra, njerëzit janë ende më të aftë në punën kreative, imagjinatën, mendimin kritik, ndërveprimin social dhe shkathtësinë. Sistemi arsimor i së ardhmes duhet të zhvillojë këto aftësi të qenësishme tek njerëzit.

  • Duhen krijuar lehtësira në modelet e të mësuarit përgjatë gjithë jetës

Me zhvillimin e skajshëm të teknologjisë, dhe njeriu do të duhet të zhvillohet me të njëjta ritme. Prandaj duhet që nxënësit e së ardhmes të mësohen me idenë se përgjatë gjithë jetës së tyre duhet të mësojnë aftësi të reja dhe të mos mbeten vetëm me ato të mësuara në shkollë. Shkolla si institucion duhet t’ua lehtësojë këtë.

  • Ndryshimi i sistemit të të mësuarit

Sot janë mësuesit ata që mësojnë nxënësit. Megjithatë në të ardhmen nuk duhet të ndodhë kjo. Është e rëndësishme që në të ardhmen mësuesit të shërbejnë thjesht si udhëzues që nxënësit të gjejnë një rrugë sa më të saktë për të mësuar vet.

  • Shndërrimi i shkollave në hapësira gjigande

Për të lejuar studentët të zhvillojnë kuriozitetin e tyre dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, shkollat duhet të sigurojnë mjedise mësimore që do t’u mundësojnë studentëve një shumëllojshmëri të gjerë të mjeteve fizike dhe digjitale.

  • Zhvillimi i një mendësie globale

Në një botë digjitale dhe të ndërlidhur, punonjësit e së ardhmes do të duhet të kenë një mendim globalist. Shkollat dhe edukatorët duhet ta përshtatin mësimin duke marrë parasysh këtë. Për shembull, historia nuk duhet të mësohet vetëm nga perspektiva e një vendi, por me shembuj nga e gjithë bota.

SHKARKO APP