7 super fuqitë e njerëzve që vuajnë nga ankthi!
Sigurisht të vuash nga ankthi nuk është e lehtë, por edhe ta shohësh në një këndvështrim të pashpresë dhe negativ nuk na duket e drejtë. E dini ju që njerëzit, të cilëve u duhet të përballen çdo ditë me ankthin arrijnë të zhvillojnë disa super fuqi që ne i kemi ëndërruar që fëmijë?
Zbulimi i gënjeshtrave
Personat që vuajnë nga ankthi shndërrohen ashtu si pa kuptuar në dedektivë të vërtetë. Duke qenë se janë gjatë gjithë kohës vigjilentë dhe e dinë fare mirë, me imtësi se ç’po ndodh rreth tyre e kanë shumë të thjeshtë të kuptojnë nëse dikush po i gënjen ose jo. Radari i tyre kap me lehtësi çdo gënjeshtër. Kur ju bisedoni, ata përqëndrohen dhe ju dëgjojnë me vëmendje, fjalë për fjalë. Kështu besoj e kuptuat që t’i gënjeni nuk është ide fort e mirë.
Tjetër nivel inteligjence
Këto foto janë të Kim Ung Yong- it që mendohet të jetë gjeniu më i madh I botës. Ai dinte 4 gjuhë që në moshën 2- vjeçare, algjebrën e mësoi kur ishte vetëm 3, shkoi në universitet 4 vjeç dhe u ftua t’i bashkohej NASA- s kur ishte vetëm 7. Emri i tij është në Librin Guinness të Rekordeve Botërore prej koeficientit të inteligjencës, më të lartin në historinë e njerëzimit, 210. Si një person që vuan nga ankthi, Yong- u është shumë analitik, çka ka atribuuar në rritjen e nivelit të inteligjencës. Asgjë nuk u shpëton syvë dhe mendjes së tij; i kushton vëmendje çdo detaji të mundshëm. Nga studime të shumta është zbuluar se personat që kanë çrregullime të ankthit rezultojnë të kenë gjithashtu edhe një IQ tepër të lartë.
Shqisë e gjashtë
Duket e pabesueshme por njerëzit që vuajnë nga ankthi janë shpesh në gjendje të parashikojnë të ardhmen. Shqisa e tyre e gjashtë, nëse mund të shprehemi kështu i ndihmon të parashikojnë dhe shmangin një tragjedi të mundshme. Shkenca ka vërtetuar se njerëzit me ankth mund ta zbulojnë një tragjedi në vetëm 200 milisekonda. Ata e ndiejnë rrezikun shumë shpejt, aq shpejt sa për të shpëtuar në kohë një jetë.
Lexim mendjeje
Ankthi i ndihmon njerëzit në një farë mënyrë të lexojnë mendjen e të tjerëve. Ata arrijnë ta identifikojnë energjinë e personit që kanë pranë duke qënë se janë tepër të ndjeshëm dhe mund ta hamendësojnë se ç’po kurdiset në mendjen e tjetrit.
Të tjera:
Kreativitet dhe kujtesë e paparë
Aftësi e lartë gjykuese
Energji e jashtëzakonshme