8 gorilla infektohen me Covid-19, dhe kanë të njëjtat simptoma si njerëzit

Disa gorilla janë infektuar me koronavirus dhe janë speciet e para primare të njohura që janë sëmurë.

Në kopshtin zoologjik të San Diego, tetë gorilla janë infektuar me Covid-19, dhe pas rezultatit pozitiv në testim, ato kanë shfaqur simptoma shumë të ngjashme me njerëzit, duke përfshirë kollin, shkuan “Metro”.

Ata besojnë se kafshët u infektuan pasi ishin në kontakt me një anëtarë të stafit që ishte i infektuar por ishte simptomatik dhe mbajti maskë kur ishte në prezencë të gorillave gjatë gjithë kohës.

Drejtoresha ekzekutive e parkut tha se gorillat janë në gjendje të mirë pavarësisht simptomave. Ato janë karantinuar nga kafshët e tjera dhe po monitorohet gjendja e tyre.

Deri tani ato po ushqehen mirë dhe po marrin vitamina, por nuk kanë marrë ndonjë trajtim tjetër mjekësorë.

Deri më sot janë njohur disa raste të kafshëve të egra që janë infektuar me koronavirus, si p.sh. tigrat dhe disa brejtës, por është infektimi i parë i njohur deri tani tek gorillat.

Është e paditur se çfarë do të ndodhte nëse këto kafshë do të sëmureshin në jetën e egër, sepse ato kanë 98.4% të ADN të njëjtë me njeriun, prandaj ato do të ishin të rrezikuara.

Numri i tyre në natyrë ka rënë për 60% në 20 vitet e fundit. Deri më tani stafi ka mbajtur maska rreth tyre, por rreziku i infektimit prej tyre me sa duket ekziston prandaj ata do të përdorin edhe mjeta të tjera mbrojtëse tash e tutje.

SHKARKO APP