8 hile të supermarketeve që na zbrazin kuletën
I ngatërrojnë klientët qëllimisht
E keni menduar ndonjëherë pse disa produkte, të cilat përgjithësisht blihen së bashku, nuk vendosen pranë njëri-tjetrit? Kjo sepse supermarketet duan që të lëvizni nëpër dyqan, me shpresën se do të merrni edhe produkte tjera.
“Mashtrojnë” me çmimet
Studimet tregojnë se “mashtrimi” me çmimet me shumë nënta nga mbrapa funksionon për mbrekulli. Supermarketet përpiqen që t’ju bëjnë të mendoni se po e blini lirë një produkt. Numrat çift si 2 dhe 4 duken më të shtrenjtë te produktet sesa 1 dhe 3. Prandaj dhe shumë çmime vendosen 1.99 lekë, që është praktikisht 2 lekë, 399,99 lekë e të tjera.
Produktet me çmim të lartë vendosen në rafte të dukshme
Dyqanet i vendosin produktet e shtrenjta në rafte të përshtatshme për t’u parë dhe për t’u kapur. Anasjelltas, produktet me çmime të ulëta vendosen më poshtë ose në vende jo fort të dukshme dhe që duhen marrë me vështirësi.
Karrocat dhe shportat e blerjeve janë më të mëdha
Studimet kanë treguar se dyfishimi i madhësive të tyre ka rritur me 40% blerjet e konsumatorëve.
Vendosin muzikë
Një studim i Procedia Economics & Finance zbuloi se muzika në sfond rrit mundësitë për blerje. Zakonisht supermarketet vendosin muzikë me nota të ngadalta, për t’ju bërë të ndiheni më të qetë dhe të ecni ngadalë. Kur njerëzit lëvizin ngadalë, shohin më shumë produkte dhe rrjedhimisht ndodh që të blejnë më shumë.
Vendosin produktet e konsumit të përditshëm shumë larg hyrjes
Kujtohuni pak! Ku janë vendosur produktet si qumësht, djathtë, vezë etj? Sigurisht që në fund të supermarketit, me shpresën që do të blini edhe gjëra të tjera rrugës për në fund të sallës.
Luajnë me shqisën e nuhatjes
Era e bukës së pjekur të sapodalë nga furra apo aroma e frutave të freskëta ndikon që të bëni disa blerje impulsive.
Rrugicat e kalimit janë të ngushta
Supermarketet kanë sipërfaqe të madhe, atëherë pse hapësira mes rafteve është e ngushtë sa mezi shkëmbehen dy karroca? Sepse janë vendosur me qëllim që t’ju ngadalësojnë ritmin e ecjes