99-vjeçari mbledh 11 milionë dollarë për frenimin e COVID-19

Një ish-ushtar 99-vjeçar ka mbledhur 11,3 milion dollarë për të ndihmuar Shërbimin Kombëtar britanik të Shëndetësisë (NHS) për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ish-kapiteni i ushtrisë, Tom Moore përshkoi 100 herë kopshtin 25 metra të gjatë të shtëpisë së tij me ndihmën e karroce të veçantë për këto raste, në përpjekje për të grumbulluar fonde për fondacionin bamirës ”NHS Charities Together sepse, sipas tij, “punonjësit tanë fantastikë të NHS janë heronj kombëtarë”.

Ai kishte synuar të mblidhte afërsisht 750 000 dollarë para se të mbushë 100 vjeç, në fund të këtij muaji.

“Mendoj se mjekët dhe infermierët e guximshëm meritojnë çdo qindarkë dhe shpresoj se do të marrim edhe më shumë për ta”, tha Moore për BBC.

NHS është duke luftuar të përballojë mijëra të sëmurë me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe 761 vdekje të tjera dje duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 13 000.

SHKARKO APP