A do ta vrisnit Hitlerin fëmijë? Sondazhi në SHBA: Po!

 

Nëse rastësisht do të takonit Hitlerin fëmijë, a do ta vrisnit? Kjo ka qenë tema e një sondazhi që ka kryer e përditshmja amerikane NY Times.

Bashkëngjitur gazeta ka vendosur edhe një foto të Hitlerit fëmijë që duket totalisht i pafajshëm dhe me sy ëndërrimtare.

42 përqind e lexuesve u përgjigjën se do ta vrisnin nëse do të dinin se çdo bënte kur të ishte rritur.

30 përqind ishin kundër ndërsa 28 përqind nuk dinin të jepnin një përgjigje.

Por si do të ndikonte vrasja e Hitlerit në historinë e njerëzimit?

Pikërisht në bazë të përgjigjeve të sondazhit po bëhen përllogaritje se çfarë do të kishte ndryshuar nëse Hitleri nuk do të ekzistonte.

Para pak ditësh u shfaq traileri i një seriali ku jepet varianti i historisë se si do të ishte bota po të kishte fituar luftën Hitleri.

E kundërta do të jetë pjesë e një filmi dokumentar.

Në të do të paraqitet bota se si do të ishte nëse Hitleri nuk do të kishte ekzistuar ose do të kishte vdekur aksidentalisht fëmijë.

SHKARKO APP