A janë vitaminat të domosdoshme për të kuruar koronavirusin? Ja çfarë thotë studimi më i fundit

Gjithsesi, konsumimi i vitaminave është thelbësor për të qëndruar i shëndetshëm. Deri më sot, nuk ka prova të qëndrueshme dhe të pakundërshtueshme (d.m.th. që rrjedhin nga studime të kontrolluara klinike) të efikasitetit të vitaminave dhe shtesave ushqimore (p.sh. vitaminat, duke përfshirë vitaminën D, lactoferrin, quercetin), përdorimi i të cilave nuk rekomandohet.

Për muaj me radhë, suplementet dhe vitaminat kanë qenë ndër produktet farmaceutike më të shitura.

Përkundër kësaj, në dyqanet dhe faqet e tregtisë online, vitaminat për forcimin e sistemit imunitar po shiten si ëmbëlsira.

Profesori i Sëmundjeve Infektive në Universitetin Katolik dhe drejtor i Njësisë Operative të Sëmundjeve Infektive të Fondacionit Poliklinik Gemelli Irccs në Romë, Roberto Cauda raporton për gazetën La Stampa se: “Nuk ka asnjë provë shkencore që vitaminat dhe shtesat e tilla si lactoferrin kanë ndonjë efekt përmirësues në trajtimin e Covid-19, ose që kemi ndonjë dobi në drejtim të parandalimit.”

Shprehja “forcimi i mbrojtjes imune” është bërë një parullë tregtare.

Nëse keni një dietë të larmishme dhe të shëndetshme, vitaminat e pranishme në ushqim janë më se të mjaftueshme për t’u siguruar që trupi ynë ka gjithçka që i nevojitet. Nëse merrni më shumë vitamina sesa ju nevojiten, trupi juaj nuk përdor vitaminat e tepërta.

Vitamina D dhe Covid-19

Le të kthehemi te vitamina D. Disa kohë më parë revista prestigjioze “Clinical Nutrition” kishte botuar studimin e një grupi të San Matteo di Pavia mbi korrelacionin midis niveleve të vitaminës D dhe infeksionit Covid-19. Megjithatë, mjeku Riccardo Caccialanza, paralajmëron: “Vitamina D nuk është ilaçi, nuk zëvendëson vaksinën dhe nuk mbron nga infektimi. Nuk duhet të shpërfillen në asnjë mënyrë masat që janë rekomanduar për muaj të tërë për parandalimin e koronavirusit.”

Sidoqoftë, mund të jetë një aleat i vlefshëm në optimizimin e terapive dhe parandalimin e formave më të rënda të disa infeksioneve. Disa vende si Izraeli dhe Britania e Madhe kanë filluar ta rekomandojnë atë.

Mungesa e vitaminës D mund të shoqërohet me një rrezik më të madh të shoqëruar me sëmundje onkologjike, kardiovaskulare dhe imune.

Janë përhapur shumë thashetheme në lidhje me vitaminat, por për momentin nuk janë të vërtetuara shkencërisht.

Gjithashtu nuk dihet ende nëse mungesa e vitaminës D e bën njeriun më të ekspozuar ndaj koronavirusit dhe efekteve të tij negative. Nga ana tjetër, njihet që hipovitaminoza D (mungesa e vitaminës D) shoqërohet me një rritje të infeksioneve në përgjithësi, përfshirë ato virale dhe se plotësimi me vitaminë D zvogëlon infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

SHKARKO APP