A jeni të përgatitur? Koronavirusi mund “t’i shndërrojë” minjtë në …
Sipas studiuesve, minjtë në të gjithë Amerikën kanë mbetur të uritur nga bllokimi i koronavirusit dhe shumë janë kthyer në kanibalë për të mbijetuar.
Një veprim I tillë mund të çojë në një racë më të zgjuar, më agresive të minjve në të ardhmen ndërsa shumë prej tyre që zakonisht ushqehen me mbeturina nga restorantet, kanë mbetur të uritur pasi ato janë mbyllur ose kufizuar për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Një studiues i kërkimit të shkencave biologjike në Universitetin Fordham i cili po planifikon të nisë një studim për minjtë dhe COVID-19, tha për Insider se për shkak të mungesës së ushqimit, koloni minjsh po lëvizin në mjedise të reja.
“Minjtë kanë humbur qasjen në ushqim në restorant dhe tani ata po kërkojnë diku tjetër”, shprehet Michael H. Parsons,.
“Por migrimet e minjëve janë rezultat i mungesës së ushqimit, ka të ngjarë të kthehen në kanibalizëm për të mbijetuar”, tha Bobby Corrigan, një rodentolog urban, për NBC News.
“Në afat të shkurtër, minjtë do të zvogëlojnë popullsinë e tyre dhe do të kufizojnë shumimin, gjë që është një skenari i mirë, por mund të çojë në një racë të re, më të fortë, të minjve si një rezultat afatgjatë”, vijoi ai.
“Është një skenar i shkëlqyeshëm nëse minjtë vrasin njëri-tjetrin, por problemi është se në vend që të kenë minj të rangut të ulët që kërkojnë të hyrjnë në vendbanimet tona, ne do i kemi më të zgjuar dhe më elastikët.”
Nëse do kemi të bëjmë me minj më të zgjuar dhe elastikë për një valë të mundshme të pandemisë a do jemi ne gati?
Ai shtoi se minjtë rriten shpejt, brenda 23 ditëve mund të lindin minj më elastikë që kërkojnë ushqim në çfarëdo lloj mënyre që munden. Parsons tha që ndërsa nuk ka raste të raportuara të minjve të kontraktuar me COVID-19, brejtësit mund të përhapin sëmundje të tjera përfshirë infeksione bakteriale dhe parazitësh dhe Hantavirus në njerëz dhe kafshë.
Ai tha se skenari i rastit më të keq do të përfshinte minjtë të infektohen me sëmundje që i bartin ata tek njerëzit. Parsons u bëri thirrje njerëzve që të rrisin masat e kontrollit të brejtësve në shtëpitë dhe bizneset e tyre që t’i mbajnë larg ata.