A mund të përhapet koronavirusi nga mushkonja?
“Deri më tani, nuk ka prova që sugjerojnë që koronavirusi mund të përhapet nga mushkonjat. Koronavirusi i ri është një virus i frymëmarrjes i cili përhapet kryesisht përmes pikave të krijuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, ose përmes pikave të pështymës ose rrjedhjes nga hunda”, ka shkruar OBSH në “Facebook”.
Mushkonjat mund të përhapin sëmundje të tjera, përfshirë Zika, Malaria dhe ethe të verdha, kështu që OBSH ende sugjeron të ndërmerrni hapa për të parandaluar pickimet nga mushonjat. Veshja e rrobave me ngjyrë të lehtë dhe me mëngë të gjata mund t’ju mbajë të sigurt kur dilni jashtë, gjithashtu derdhni ujin e ndejtur që mushkonjat të mos kenë mundësi të zhyten aty.