Adoleshenti humb njërin vesh pasi bëri tatuazh e pirsing
Vera po vjen dhe gjithmonë e më shumë shtohet dëshira e të rinjve për të bërë tatuazhe apo edhe pirsing në pjesë të ndryshme të trupit, mirëpo, duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi njëkohësisht shtohet edhe rreziku i infeksioneve dhe hepatiteve.
Sipas ekspertëve britanikë të ‘Royal Society for Public Health’, procedurat që shoqërojnë vendosjen e ageve në lëkurë, bëhen shpesh pa respektuar normat e higjienës, pasi rrezikohen infeksione të rënda dhe hepatite.
Sipas BBC, momentalisht ligji anglez nuk parashikon një përgatitje paraprake për ata që hapin këto laboratore, ndërkohë që do të ishte e nevojshme që të shtoheshin normat e higjienës dhe sigurisë për të mbrojtur publikun, i cili gjithnjë e më shpesh zgjedh që të bëjë tatuazhe.
Më tej citohet rasti i një adoleshenti i cili humbi pjesën e sipërme të njërit vesh, për shkak të një infeksioni të shkaktuar nga një pirsing.
Ekspertët kërkojnë që t’iu ndalohen të miturve nën 18 vjeç, ndjekja e këtyre procedurave, për shkak të rrezikut që ju kanoset si dhe të denoncohen studiot e palicencuara.