Adoleshenti i verbër që transformoi jetën e miliona personave

Më 4 janar të vitit 1809, në Coupvray të Francës,  lindi Louis Braille, i cili e sfidoi verbimin që në moshën kur ishte adoleshent.

Braille pësoi në adoleshencë një aksident pasojë e të cilit ishte fillimi I një faze të papritur për jetën e tij pasi mbeti i verbër, por kjo nuk e demotivoi të riun pasi gjatë kohës kur ishte ende nxënës shkolle, krijoi një formë të re komunikimi që do transformonte jetën e miliona personave të verbër.

Ai vdiq më 6 janar 1852, dhe sistemi i tij i shkrimit që mund të ndihet dhe të interpretohet nga të verbërit, do të njihej gjerësisht vetëm pas vdekjes së tij.

Pothuajse dy shekuj më vonë, sistemi Braille vazhdon të jetë instrument tepër i çmuar i të mësuarit dhe komunikimit për të verbërit, dhe i përshtatur për gjuhët në mbarë botën.

SHKARKO APP