Aeroplani ngec në tela, pasagjerët mbesin të varuar në ajër

Dy persona ngecën të varur në anjër pasi një aeroplani u ‘mbërthye’ në tela.

Çifti i bashkëshortëve u shpëtua në mënyrë spektakolare nga një udhërrëfyes në mal. Aeroplani  Bat Haël u përplas me një kabllo metalik në Afrikën e Jugut, ku i ngeci edhe helika.

Piloti Peter dhe gruaja e tij Mary, të dy rreth moësh 60 vjeç, mbetën të varur në lartësinë 100 metra. Por heroi Rob Thomas, 51 vjeç, u ngjit në tela dhe arriti të shpëtojë çiftin duke shmangur një tragjedi.

Policia nisi në operacion për të shpëtuar çiftin e tmerruar pasi aeroplani i tyre po lëkundej nga era.

Ne mes të temperaturave të ulta Thomas fluturoi me avion dhe më pas realizoi një operacion shpëtimi nga lart. Ai u ul në kabinën e aeroplanit, hapi derën dhe  nxorri jashtë Peter e Maryn.

/Ora News.tv/

 

SHKARKO APP