Ajri i këtij qyteti, si të pish 2.5 paketa cigare në ditë
Mumbai, është qyteti më i madh në Indi dhe një nga metropolet më të mëdha botërore.
Megjithatë, ata që e vizitojnë janë të zhgënjyer për shkak të ndotjes së tepërt të ajrit, të cilën autoritetet nuk po mund ta zgjidhin.
Sipas ekspertëve, vetëm ajri që thithin për frymëmarrje është i barabartë me pirjen e 2.5 pakove të duhanit në ditë për çdo banor të tij.
Por pavarësisht këtij informacioni të frikshëm, ai nuk është i vetmi problem që mund të vërehet çdo ditë në këtë qytet.
Në fakt, më shumë se 12 milionë njerëz në Mumbai kanë një problem edhe me higjienën qytetare, teksa shumë restorante nuk kanë tualete dhe mbeturinat janë një nga problemet më të mëdha të këtij metropoli.