Akrep në qiell! Gruaja pickohet disa herë gjatë fluturimit

Një grua që fluturonte me një avion të linjës ajrore “United Airlines” nga San Francisko për në Atlanda u pickua disa herë nga një akrep mëngjesin e së enjtes.

Gruaja, e cila nuk është emëruar, i tha TMZ se ndërsa avioni ishte në mes të fluturimit, ajo filloi të ndiejë një ndjesi pickimi në këmbën e saj.

Ajo tha se kur shkoi në banjë, ndjenja u rrit – dhe më pas një akrep i gjallë ra nga këmba e saj e pantallonave dhe u përplas në dysheme. Krijesën arriti ta kapë një mjek që ishte në avion.

Kur avioni u ul, ajo u trajtua nga mjekët.

Në një deklaratë, një zëdhënës i United tha: Pasi mësuam se një nga klientët tanë në fluturimin 1554 nga San Francisko në Atlanta ishte pickuar gjatë fluturimit, ekuipazhi ynë u përgjigj menjëherë dhe u këshillua me një mjek të MedLink në terren i cili dha udhëzime mjekësore.

Zëdhënësi tha se pasagjeri ishte dërguar në një spital lokal dhe se kompania ‘ka qenë në kontakt me klientin për të siguruar mirëqenien e saj’.

SHKARKO APP