Aktivitetet fizike ndihmojnë në përballimin e gripit
Aktiviteti fizik edhe kur jemi me grip ka efekte pozitive mbi shëndetin. Pra, edhe në dimër, stina kur prekemi më shumë nga viruset dhe sëmundjet stinore, aktiviteti fizik luan rol pozitiv dhe nuk duhet ndalur.
Nuk është problem nëse kemi virozë, kollë, grip, me përjashtim të një rasti, kur kemi temperaturë, vetëm atëherë të ushtruarit duhet ndalur. Ekspertët thonë se gjatë një ushtrimi fizik, provokohet rritja e temperaturës trupore, dhe kur sëmundja shoqërohet edhe më këtë simptomë, atëherë temperatura kompleksive mund të shkaktojë problem pasi mund të arrijë në nivel jo të sigurtë.
Ndërsa, në rastin kur viroza nuk shoqërohet me të, aktiviteti apo stërvitja rrit frekuencën kardiake, bën zemrën të pompojë dhe favorizojë fluks gjaku të shëndetshëm.
Në rastet kur hundët janë të bllokuara dhe frymëmarrja është e rëndë, këshilla është vetëm ulja e intensitetit dhe të ridimensionohet deri në një nivel të tolerueshëm. Kujdes duhet përsa i përket notit, pasi zakonisht klori në pishina vështirëson më tepër frymëmarrjen dhe përkeqëson situatën shëndetësore.