Akuzat për marrëdhënie seksuale në aeroplan, mësuesja: Duket si film pornografik

Një mësuese nga Gloucestershire ka deklaruar në polici se marrëdhënia seksuale që kreu me një student në tualetin e aeroplanit e bëri të ndihej e sëmurë.

Eleanor Wilson është akuzuar pasi ka kryer seks me një djalë kur po ktheheshin nga një udhëtim shkolle në vitin 2015. Kur doli para gjykatës, ajo i përshkroi akuzat kundër saj si “film pornografik” dhe shtoi se pretendimet vinin nga imagjinata e djalit.

29-vjeçarja i mohon katër akuzat e aktivitetit seksual me një fëmijë nën moshën 18 vjeç. Nxënësi dhe shkolla nuk identifikohen për arsye ligjore.

Gjatë deklaratës për policinë, Eleanor tha se marrëdhënia seksuale me një adoleshent ishte gjëja e fundit që do ti shkonte në mendje.

“E vlerësoj punën time. Nuk do të rrezikoja të shkoja në burg. Duket si një film pornografik, vjen nga imagjinata e tij. Ideja e kësaj gjëje më bën të ndihem e sëmurë”, tha ajo.

Gjyqi vazhdon dhe ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

SHKARKO APP