Aloe vera, kura më e mirë për të lehtësuar shtatzëninë

Është me rëndësi që kur ta planifikoni shtatzëninë të kini kujdes për shëndetin tuaj

Hapi i parë drejt pasardhësit të shëndetshëm fillon para ngjizjes. Është më e rëndësishme të detoksikohet organizmi dhe të vendoset balanca nutritive në trupin tuaj.

Helmimi nga uji, ajri, toka, krahas kësaj edhe stresi i madh çon organizmin në atë gjendje sa që të ketë mungesë të përbërësve ushqyes, gjë që është shkaktar i shfaqjes të problemeve të shumta shëndetësore.

Vetvetiu, ekziston rreziku që të mos ndodhë ngjizja ose që edhe nëse ndodh shumica e shtatzënave kanë komplikime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Për të mos ndodhur probleme, do të rekomandoja që para ngjizjes të bëni programin e detoksikimit, d.m.th. pastrimin e organizmit, pastaj vendosjen e balancës nutritive në qeliza si dhe nxitjen e rigjenerimit natyral të organizmit.

Rastet serioze kërkojnë përgatitje serioze. Mirëpo, ngjarja e tillë e rëndësishme dhe solemne në jetë e familjes, siç është fillimi i shtatzënisë, gjithmonë është surprizë e këndshme me plot sfida.

Aloe vera gjatë shtatzënisë, prindërve të ardhshëm do t’u ndihmojë të ndryshojnë stilin e jetës.

Rekomandimet janë: të ndërpritet pirja e duhanit, të eliminohet alkooli, të përmirësohet ushqimi, të shmanget stresi, t’i kushtohet kujdes aktivitetit fizik dhe shpesh të dilet në ajër të pastër.

Thënë më mirë, këto rekomandime janë relevante për të gjithë njerëzit të cilët dëshirojnë ta mbrojnë shëndetin e tyre.

Nëse mendoni të bëheni prindër, shtoni në ushqimin tuaj shtesa plotësuese ushqyese dhe humor të përshtatshëm psikologjik – Qetësohuni dhe kënaquni!

Pasi që të arrihet deri te ngjizja është e nevojshme të kalohet në programin e balancimit të ushqimit, ku duhet të konsumohet ushqimi i llojllojshëm i cili përmban vitamina, minerale, proteina, yndyra, karbohidrate dhe, natyrisht, shtesa në ushqim.

Sipas literaturës shkencore, 80 – 90% e popullatës ka mungesë vitamine C, 40 – 60% ka të ulur nivelin e vitaminave A, B1, B2 i B6, nga të cilat shumicës i mungojnë mineralet (hekuri, jodi etj.).

Për të përmirësuar gjendjen e përmendur më sipër rekomandohet të pihet lëngu i stabilizuar i aloe verës, i cili përmban më shumë se 75 përbërës ushqyes të cilët ofrojnë përkrahje të mirë shëndetësore: shumë vitamina, 20 minerale, 18 amino-thartira, duke përfshirë pothuajse të gjitha amino-thartirat esenciale të cilat janë drejtpërdrejt të lidhura me rigjenerimin e qelizave dhe nuk janë prodhuar nga trupi i njeriut.

Aloe vera në shtatzëni ka efekt të rëndësishëm në traktin gastrointestinal, normalizon punën e lukthit, zorrëve, pastron trupin tonë, forcon procesin e përtëritjes së qelizave në trup, ka efekt të shkëlqyeshëm në sistemin imunologjik dhe – ajo që është më e rëndësishme – përmirëson trupin në nivel qelizash.

Është e rëndësishme t’i kushtohet kujdes faktit që përdorimi i aloe verës në shtatzëni kufizohet vetëm nëse përmban edhe pjesën e jashtme të fletëve, të cilat kanë cilësi laksative gjë që mund të nxisë kontraktimin e mitrës.

Mirëpo, aloe vera e stabilizuar përmban vetëm pjesën e brendshme nga fleta. Lëvorja, përkatësisht pjesa e jashtme e gjelbër e fletës kthehet në plantacion si pleh.

Aloe e stabilizuar nuk shkaktojnë alergji dhe nuk kanë efekt laksativ. Përdorimi i saj është i sigurt dhe i dobishëm gjatë shtatzënisë, si edhe për fëmijët dhe personat e moshuar.

Veproni edhe ju drejt në shtatzëninë tuaj, bëni më të mirën për ju dhe për beben tuaj.

SHKARKO APP