Amazon rrit pagën minimale për punonjësit
Amazon tha të martën se do të rriste pagën minimale në 15 dollarë në orë për punonjësit e saj. Kjo erdhi pasi ‘biblioteka online’ ndodhej nën një presion politik dhe një treg të shtrënguar të punës.
Rritja e orës së punës do aplikohet për punonjësit me kohë të pjesshme dhe ata që punësohen përmes agjencive të përkohshme.
Pagat do të zbatohen për 250.000 punonjës të Amazon, duke përfshirë zinxhirin ushqimor Ëhole Foods, si dhe më shumë se 100.000 punonjës sezonalë që planifikon të punësojë për sezonin e festave.
Por kjo nuk do të aplikohet për punonjësit me kontratë. Vendimi do hyjë në fuqi më 1 nëntor.
“Ne dëgjuam kritikat, menduam shumë se çfarë duhet të bënim dhe vendosëm,”-tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos. “Ne jemi të emocionuar nga ky ndryshim dhe inkurajojmë konkurrentët tanë dhe punëdhënësit e tjerë të mëdhenj të bashkohen me ne.”