“Amerikanët, me anije lufte në hapësirë”, sekreti i vjedhur nga NASA

 

Gary McKinnon, një hacker britanik, thotë se është në dijeni të shumë sekreteve të NASA.

Ai mendon se ka provat e një programi hapësinor amerikan i cili drejtohet nga Marina ushtarake, e cila disponon një flotë të vërtetë me anije lufte në hapësirë.

McKinnon ka rrëfyer në një video intervistë lidhur me UFO-t në kanalin “RichPlanet TV” zbulimin e tij sekret. – “Kam përdorur një program të quajtur Landsearch për të gjetur të gjithë filet dhe kartelat. Aty gjeta dokumente që provojnë gjithçka, sidomos në një faqe të Excel”, thotë hackeri. Personat skeptikë thonë se është një “budallallëk”, por pyesin pse NASA ka shumë frikë prej tij.

Gary McKinnon, i cili njihet ndryshe edhe si “Solo” akuzohet nga drejtësia amerikane për përgatitjen e “ndërhyrjes më të madhe informatike në kompjuter të të gjitha kohërave”.

Aktualisht ai po mbrohet ligjërisht kundër akuzave të SHBA, pasi kërkohet ekstradim.

SHKARKO APP