Angazhimi i përdoruesve në Facebook vazhdon të rritet pavarësisht skandaleve të shumta

Facebook ka parë një rritje në numrin mesatar të komenteve, pëlqimeve dhe reklamave të klikuara nga përdoruesit në shërbim nga janari deri në korrik, sipas Audience Insights, një mjet i Facebook që përdoret nga reklamuesit për të mbledhur të dhëna për demografinë specifike që mund të synojnë reklamat.

Megjithë skandalet e shumta të Facebook, mungesat e privatësisë dhe ndërprerjet e shërbimit, angazhimi i përdoruesve ka qenë në një ngritje gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, sipas mjeteve të veta të kompanisë që ofrohen për reklamuesit.

Rritja e angazhimit është një lajm i mirë përpara raportit të të ardhurave të tremujorit të dytë të kompanisë, e cila vjen pas dëgjimeve të tensionuara të kongresit mbi propozimin e Facebook për të zbatuar një kriptomonedhë virtuale të quajtur Libra.

Facebook pretendon 2.7 miliardë përdorues mujorë në tërë paketën e saj të shërbimeve, duke përfshirë 1.56 miliardë përdorues të Facebook në ditë./ SCAN

SHKARKO APP