Antarktika regjistron temperaturën më të nxehtë të të gjitha kohërave

Një qendër studimi argjentinase në Antarktikë njoftoi se kontinenti i ngrirë ka regjistruar së fundmi temperaturën më të lartë 18.3 gradë C, duke kaluar rekordin e mëparshëm me 0.8 gradë.

Regjistrimi në qendrën kërkimore të Esperanza në majën veriore të gadishullit kalonte rekordin e mëparshëm prej 17.5 gradësh të regjistruar në mars 2015.
Një postim i agjencisë meteorologjike të Argjentinës zbulonte rekordin e ri që prej nisjes së matjeve në 1961.

Gadishulli i Antarktikës është zona që tregon me drejtim nga Afrika e Jugut dhe gjithashtu një nga vendet që po ngrohet më shpejt në tokë,me reth 3 gradë në 50 vitet e fundit, sipas Organizatës Botërore të meteorologjisë.

Profesor James Renwick, shkencëtar klime i Universitetit Victoria në Wellington, Australi tha se një komitet do të mblidhet për të diskutuar mbi regjistrimin e ri në Esperanza.

“Sigurisht që rekordi nuk ka nevojë të kontrollohet, por në pritje të këtyre kontrolleve ai është gjithsesi impresionues pasi kanë kaluar vetëm pesë vjet nga vendosja e rekordit të mëparshëm dhe kjo është thuajse një gradë më lart. Është shenjë e ngrohjes që po ndodh këtu, në një masë më të shpejtë sesa mesatarja botërore”.

SHKARKO APP