Arinjtë polarë po hanë njëri-tjetrin në Arktik

Rastet e arinjve polarë që vrasin dhe hanë njëri-tjetrin janë në rritje në Arktik pasi shkrirja e akullit dhe veprimtaria njerëzore gërryen habitatin e tyre, thonë shkencëtarët rus.

Ndryshimet klimatike dhe shfrytëzimi i karburanteve fosile në zonë përmenden si arsye.

Shkrirja e akullit të shkaktuar nga ngrohja globale, por edhe nga shtimi i numrit të kompanive në Arktik, privon arinjtë polarë nga mundësia për gjueti, kështu që ata detyrohen të kthehen në kanibalizëm duke sulmuar këlyshët e tyre.

“Rastet e kanibalizmit tek arinjtë polarë rrallëherë ishin njohur për shkencëtarët më parë. Burimi i shqetësimeve tona është se kanibalizmi është bërë aq i zakonshëm tani sa që arinjtë po sulmojnë edhe femrat me bebe”, tha shkencëtari Ilya Mordvincev nga Instituti Severcov, duke shtuar se shkaku i këtyre sulmeve është mungesa e ushqimit të shkaktuar nga faktori njeri.

Mungesa e akullit zvogëlon numrin e fokave me të cilat ushqehen arinjtë.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se arinjtë, pasi vrasin anëtarët e specieve të tyre, mbulojnë trupat e tyre me borë dhe akull, në mënyrë që ta përdorin përsëri në të ardhmen.

Arinjtë polarë janë specie që kanë një shkallë të ulët riprodhimi gjatë dimrit.

Shocking : Polar Bears Are Eating Their Own Children

SHKARKO APP