Arkeologët bolivian zbulojnë pjesë rituale

5481CR-BOLIVIA-ARCHAEOLOGY_TIWANAKU_CAPTION_READY_ROUGH_CUT_O_

Arkeologët kanë zbuluar pjesë rituale të civilizimit të humbur Tihuanacota

Këto vazo ceremoniale, thika dhe punime metali i përkasin civilizimit të humbur Tihuanacota i cili banoi në rajon nga viti 300 para erës sonë deri në 1200 pas erës sonë. Artefaktet u zbuluan një vit më parë, në Tiwanacu nga arkeologët bolivianë dhe tanimë janë prezantuar edhe për turistët. Mendohet sipas të dhënave se ato janë të lidhura me të menduarit parahispanikes.

“Pjesët që u gjetën vitin e kaluar, janë një zbulim i rëndësishëm në zonën e Kalasasaya. Ato janë shumë të veçanta sepse u gjetën në një zonë që ishte me sa duket për rituale. Ndoshta është e lidhur me aspekte të ofertave ose të menduarit të para-hispanikes kryesisht civilizimi ‘Tihuanacota’ “ tha arkeologu Carlos Lemuz.

Tiwanaku, qytet antik ku u gjetën artefaktet shtrihet afër Liqenit Titicaca në Bolivinë perëndimore. Aty dominojnë rrënojat, ndërsa dikur ka qenë selia e kulturës para-kolumbiane, piramida e Akapana, si dhe një tempull gjysmë-nëntokësor, me imazhe të gdhendura të kokave njerëzore. Pranë tij gjendet edhe një tempull i hapur me monolite guri dhe harku i madh Porta e Diellit.

SHKARKO APP