Arrestohet një pensioniste, nën akuzë për 13 vrasje
Bota njeh vrasës nga më gjakftohtët dhe të pamëshirshëm, por po njeh se edhe gratë jo vetëm kanë kryer krime, por e kanë mbyllur madje karrierën duke dalë në pension pa rënë në pranga. Tamara Samsonova, një pensioniste nga St. Peterburg, u arrestua nga policia, me dyshimin se ka kryer 13 vrasje në 20 vitet e fundit.
Mediat ruse shkruajnë se të gjitha viktimave të saj, iu është prerë koka ose janë copëtuar.
Dyshimet e para filluan, pasi u gjet trupi i një 79 vjeçareje, i cili u gjet i copëtuar në një pellg.
Gazeta e përditshme ruse Fotanka, ka publikuar një foto të një gruaje, e cila transporton trupin e një viktime me një qese plastike.
Pas arrestimit të Samsonova, gazeta raporton se policia gjeti prova të krimit në banesën e saj si dhe një ditar të saj, ku tregonte për krimet e fundit.
Fontanka, gjithashtu raporton se ajo është duke u hetuar edhe për 13 vrasje të tjera.
Zëdhënësit e policisë gjithashtu kanë treguar se ajo është e dyshuar edhe për vrasjen e qiramarrësit të saj, i cili kishte marrë me qera një dhomë në aparatamentin e saj në vitin 2003.