Aspirina mit apo e vërtetë? Elvira Prençe tregon disa sekrete në lidhje me lulet

Mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” ka qenë e ftuar  specialistja e luleve, Elvira Prençe. Keni lule në shtëpi dhe i doni gjithmonë të lulëzuara atëhere  Elvira ka treguar disa sekrete të vogla se si  të kujdeseni, si duhen ujitur dhe sa herë. Ajo theksoi se kushtet në të cilat rriten lulet janë faktorët që ndikojnë në lulëzimin e tyre.

Lulet duhet të ujiten një herë në 3-4 ditë. Ka disa mënyra për të ujitur një lule. Mund t’ja hedhësh te pjata por mund t’ja hedhësh dhe sipër tek rrëza anës dheut që ka vazoja. Orkideja mënyra më e mirë është ujita me zhytje, banjo mari. Merr një kovë me ujë e marrim bimën e orkidesë e futim brenda dhe e lemë aty derisa ajo të bymehet, të regjen ato ashklat e drurit. Po ta keni vënë re orkideja ndryshe nga gjitha lulet e tjera nuk ka pleh të zakonshëm ose dhe të zakonshëm, ka ashkla druri. Kjo ndodh për arsye sepse orkideja është bimë parazite. Është gjetur si bimë në trungjet e lisave dhe pishave. Orkideja është shumë e vështirë ta kultivojmë vetë. Siç mund të shtojmë ndonjë lule tjetër  që marrim ndonjë filiz, ndonjë shpatull ose kalem nga lulet e tjera dhe i mbjellim. Edhe me orkidenë ndodh por duhet të jesh një njeri i specializuar”

Nevoja për ujë e lules është e madhe dhe nëse largoheni për disa ditë nga shtëpia lulja juaj do të thahet nëse nuk ujitet. Elvira tregon një mënyrë mjaft efektive e cila do ta mbajë lulen tuaj të shëndetshme edhe gjatë ditëve që ju nuk ndodheni në shtëpi.

Kur shkojmë me pushime mënyra më e mirë që duhet të ndjekim për të patur lulen e ujitur është vendosja e një shishe të prerë kok poshtë në vazo kështu lulja do e marrë ujin pak nga pak dhe do të qëndrojë e ujitur për ditët që ne nuk do të jemi në shtëpi”

Cilat janë lulet më delikate?

Nuk ka lule delikate. Lulet delikate i bëjmë ne. Përshembull për orkidenë dëgjoj shpesh klientët të thonë që kjo është lule delikate. E kanë gabim orkideja është një shumëvjeçare nuk është delikate, thjesht do t’i gjeni pozicionin e përshtatshëm domethënë është për ambjent të brendshëm. Duhet vendosur në një pozicion me shumë dritë, afër dritares së derës së ballkonit jo ta kapë dielli por të vijë ndriçim indirekt nga jashtë dhe ujiten njëher në javë”

Është e vërtetë që duhet t’i hedhim aspirinë luleve?

Jo, aspirina është një mit që ka ngelur nga e kaluara. Ne duam që lulet të kenë jetëgjatësi në ambjentin e shtëpisë nëqoftëse do t’i hedhim aspirinë ajo përshpejton çeljen e lules që do të thotë i mbaron cikli dhe nuk do ta gëzojmë aq sa duhet”.

Elvira ka dhe dhë një këshillë për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të kenë në shtëpinë e tyre ilaçet për kujdesin e luleve.

Ndërkohë unë do të jepja një këshillë tjetër në kushtet e shtëpisë, përveçse ka ilaçe nga jashtë nëqoftëse nuk i kemi këto le t’i hedhim tre, katër pika uthull në ujin që do të mbajmë trëndafilin. Uthulla ngordh mikroorganizmat, mikrobet dhe mban ujin e pastër dhe lulja jeton më gjatë“- përfundon ajo.

SHKARKO APP