Astrologia zbulon 3 shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë
Astrologia Meri Shehu ka folur për të folur për karakteristikat e përgjithshme të shenjave të horoskopit, zbuloi për publikun edhe shenjat që sipas saj tradhtojnë më shumë në çift.
Sipas Shehut, edhe Peshorja e Akrepi e kanë si tipar tradhtinë, por shenjat që tradhtojnë më shumë janë Ujori, Binjakët dhe Dashi.
“Edhe drejtësia ka shenjën e peshores, jo më kot. Kudo që të vesh ka edhe një peshore, dhe kush janë ata që mund të jenë avokatë dhe drejtues të ligjeve që mos t’i besojnë shenjave të horoskopit po deshën…
Tendencën e kanë për të ekuilibruar, për të punuar dhe kanë diplomaci.
Në fakt, në thelb kanë edhe diplomacinë, por janë pak tradhtare peshoret në dashuri. Pra ashtu siç janë diplomatë dhe kërkojnë ekuilibrin, në dashuri Afërdita i bën të flirtojnë shumë, megjithëse janë shenja e martesës.
Akrepi jo edhe aq, po Ujori, Binjakët dhe Dashi, tradhtojnë më shumë”, ka thënë ajo.