Astronautja kthehet në Tokë pas 11 muajsh në hapësirë

Astronautja amerikane Christina Koch zbriti në Tokë të enjten pas gati një viti në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), duke thyer rekordin e hapësirës si grua, njoftoi agjensia ruse hapësinore Roskosmos.

Koch kaloi 328 ditë në hapësirë dhe zbriti në një kozmodrom në stepat e Kazakistanit në Azinë Qendrore në 9:12 GMT. Kolegët e saj, Luca Parmitano i Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe kozmonauti rus Alexander Skvortsov, gjithashtu zbarkuan me të.

Dy ditë para se të kthehej në Tokë, Koch tha se ajo që më së shumati do ndjenjte që kishte humbur do ishte “mikrograviteti”.

Koch u shpreh duke qeshur:

Është shumë argëtuese të jesh në një vend ku mund të hidhesh nga dyshemeja në tavan kur të duash”.
Koch ëndërron që “do të frymëzojë gjeneratën e ardhshme të eksploruesve” të universit.

Gruaja e parë që fluturoi në hapësirë ​​ishte kozmonautja sovjetike Valentina Teryushkov. Fluturimi i saj në vitin 1963 u regjistrua në histori si misioni i parë hapësinor i kryer nga një grua.

Sidoqoftë, që prej fillimit të ekspertëve në ISS, Rusia ka dërguar vetëm burra në hapësirë, me përjashtim të Jelena Serovas me 2014.

SHKARKO APP