Astronomët fotografojnë për herë të parë një vrimë e zezë, ja si duket
Astronomët kanë arritur të fotografojnë për herë të parë në histori një vrimë të zezë, që ndodhet në një galaktikë tepër të largët.
Vrima e zezë është 40 miliard kilometra në diametër dhe është 3 milion herë më e madhe se Toka. Shkencëtarët e kanë përshkruar si një “përbindësh”.
Vrima e zezë është 500 milion trilion kilometra larg nesh dhe u fotofgrafua nga një rrjet prej tetë teleskopësh në mbarë botën.
Profesori Heino Falcke nga Universiteti Radboud në Holandë që propozoi eksperimentin tha se vrima e zezë u gjet në një galaktikë të quajtur M87.
“Ajo ka një masë 6.5 miliardë herë më të madhe se ajo e Diellit dhe është një nga vrimat më të rënda të zeza që mendojmë se ekziston. Është një përbindësh absolut, kampioni i rëndë i vrimave të zeza në Univers”, tha Falcke.
Fotografia tregon një unazë të zjarrtë tepër të ndritshme. Në mes është vrima e zezë rrethore e përkryer. Unaza e shndritshme është shkaktuar nga gazi i mbinxehur që bie në vrimë. Drita është më e shndritshme se të gjitha miliarda yjet e tjera në galaktikë të marra së bashku – prandaj mund të shihet në një distancë kaq e largët.
Çfarë është një vrimë e zezë?
Një vrimë e zezë është një rajon në hapësirë-kohë që shfaq efekte gravitacionale aq të forta saqë asgjë—madje as grimcat dhe rrezatimi elektromagnetik siç është drita—nuk mund të largohen nga brendësia e saj. Teorema e përgjithshme e relativitetit parashikon se një masë mjaftueshmërisht kompakte mund të shformojë hapësirë-kohën për të formuar një vrimë të zezë. Kufiri i rajonit nga i cili largimi është i pamundur, quhet horizonti i ngjarjeve.