Astronomët në shok: Kemi zbuluar Yllin e Vdekjes

 

Astronomët kanë komunikuar se kanë zbuluar një objekt shkëmbor i cili u shpërbë në spirale vdekjeje përreth një ylli të largët, zbulim ky tek i cili ata arritën përmes teleskopit “Kepler”.

“Kjo është diçka që njeriu ende s’e ka parë, po e nxit shkatërrimin e Sistemit Diellor”, ka deklaruar Endru Vanderburg nga Qendra për Astrofizikë në “Harward Smithsonian”.

Informatat tregojnë objektin në orbitë nga 837 mijë kilometra nga shkurtabiqi i bardhë, që përafërsisht i përgjigjet largësisë së Tokës nga Hëna në të dy drejtimet. Teksa Vanderburg dhe ekipi i tij kanë zbuluar disa pjesë të materialit që lëviz.

Shkencëtarët besojnë se objekti në të vërtetë ka qenë planet, orbita e të cilit ishte bërë jostabile. Kur i afrohet më shumë shkurtabiqit të bardhë, planetët shpërbëhen nën ndikimin e peshës së rëndë.

Ndërsa pjesë të planetëve tashmë janë avulluar nga ndikimi shkurtabiqit të bardhë që është larg nga Toka 570 vjet dritë. 

SHKARKO APP