Autikët sot ”flasin” -Si mund të jemi më afër tyre?!

2 prilli njihet si “Dita botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin” dhe sot thuajse të gjithë i kanë sytë ndaj këtyre individëve. Autizmi na mbron nga shikimi dhe dëgjimi i tepërt. Fjala “autizëm” vjen nga autos greke, që do të thotë “vetvetja”. Mburoja e autizmit mbron një jetë të mendimit të brendshëm si një vend i sigurt kur problemet në botë reale bëhen shumë të vështira për tu përballuar. Autizmi njihet si një çregullim neurobiologjik që karakterizohet nga vështirësitë në komunikim, ndërveprim shoqëror, sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash. Simptomat e autizmit fillojnë të shfaqen para moshës tre vjeçare dhe shkalla e dëmtimit të këtyre tri fushave dallon nga njëri individ tek tjetri. Por si mund t’ju vijmë në ndihmë atyre?

Zakonisht, autikët trajtohen si individë të cilët hasin vështirësi në ndërtimin e marrëdhënieve shoqërore, pasi në dukje shfaqen si agresivë dhe indiferentë. Në fakt është komplet e kundërta pasi, këta individë janë tepër miqësorë dhe të dashur, por thjesht nuk mund të shprehin mirë emocionet e tyre për shkak të vështirësive që hasin. Ndaj ju duhet të lexoni dhe mësoni më shumë rreth autizmit që të mos i trajtoni ata ndryshe duke i bërë të ndjehen të vetmuar.

Shumë njerëz me autizëm janë shumë të vetëdijshëm për sjelljet e tyre jo normale. Ndaj mundohuni të mos shikoni dhe vazhdoni të silleni sikur asgjë nuk duket ndryshe nga ju.

Është një gabim i madh të mendoni së autikët nuk e kuptojnë kur ju flisni për ta. Dhe nisur nga kjo, ju duhet të ndaloni së foluri për ta me dikë tjetër pasi në këtë formë tregoni mënyrë respekti ndaj tyre duke iu shkaktuar mërzitje.

Mos i gjykoni apo përpiquni më që t’i ndryshoni. Nëse ndaloni së kontrolluari sjelljet e tyre, do të jeni një hap më afër tyre, duke i ndihmuar që të përfshihen më shumë dhe ndjehen më komod në jetën sociale.

Ne nuk duhet ta shohim autizmin si një çrregullim të tmerrshëm por si një mundësi të mrekullueshme për të parë botën përmes një këndvështrimi ndryshe./SCAN

SHKARKO APP