Bashkëjetuan 3 vjet, 3 femrat martohen

 

Tre femra që kanë ndarë shtratin me njëra-tjetrën, e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, në martesë pas tre vitesh bashkëjetesë.

Kështu, të treja kanë lidhur kurorë në prani të noteres Fernanda de Freitas Leitao në Rio de Janeiro dhe shumë shpejt mendojnë të rrisin edhe fëmijë.

Të dashurat, një biznesmene dhe një dentiste, të dyja 32-vjeçare dhe një menaxhere 34-vjeçe, kanë qenë në lidhje të treja së bashku.

Këto janë treshja e parë e femrave që martohen, ndërsa një ceremoni e ngjashme është mbajtur në Sao-Paolo 3 vite më parë, mes një burri dhe dy grave.

SHKARKO APP