Bashkoni dy duart dhe mësoni gjëra interesante për veten tuaj
Praktika e Leximit të Pëllëmbës së Dorës e ka origjinën e saj në Azinë Juglindore dhe ka qenë e përhapur në Indi, Kinë, Tibet dhe zonat përreth.
Përmes leximit të linjave në pëllëmbët tona, praktikuesit mund të parashikojnë se çfarë ka rezervuar e ardhmja për ne.
Ne mund të mësojmë lehtësisht për dashurinë dhe jetën tonë martesore nga Leximi i Dorës, thjesht duke i vendosur pëllëmbët tona së bashku dhe duke identifikuar pozicionin e linjave tona të duarve.
A jeni kuriozë të dini më shumë për të ardhmen e jetës suaj dashurore?
Për të ditur se çfarë rezervon e ardhmja për ju, vendosni pëllëmbën e djathtë dhe të majtë së bashku para jush dhe krahasoni linjat e duarve që ndodhen poshtë gishtave.
Ja si interpretohen vijat:
Kur vija e dorës së majtë është më lart
Nëse vija në pëllëmbën e majtë është më e lartë se në atë të djathtë, do të thotë që je luftëtar për dashurinë.
Ju jeni pasionantë dhe të guximshëm aq sa duhet për të luftuar për dashurinë tuaj. Asnjëherë nuk e lini t’ju ikë dashuria nga duart, nëse e shihni se ia vlen të luftohet për të.
Gjithashtu, nënkupton se ju jeni të bekuar me bukuri. Bukuria juaj spikat kudo që shkoni dhe kur bashkohet me guximin që ju karakterizon, bëhet një armë e fortë, të cilës askush nuk mund t’i rezistojë.
Kur vija e dorës së djathtë është më lart
Nëse vija e pëllëmbës së djathtë është më lart se e majta, kjo do të thotë që jeni një shpirt i lashtë dhe i mençur që ndihet rehat në prani të njerëzve të zgjuar dhe më të mëdhenj në moshë.
Prandaj, kur është fjala për martesë, ka shumë të ngjarë të martoheni me një person më të madh në moshë se ju.
Ju nuk jeni një person që pajtoheni me mënyrën tradicionale të të menduarit. Gjithnjë dalloni nga të tjerët për stilin e të menduarit dhe jeni largpamës.
Të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë, ju mund të shihni tek një person shumë karakteristika, pavarësisht mënyrës se si ata duan të paraqiten tek ju.
Të dyja vijat përputhen plotësisht dhe formojnë një vijë të lakuar perfekte
Nëse të dyja linjat janë të vendosura në mënyrë të përkryer dhe formojnë një kurbë të përsosur, kjo do të thotë që keni një zemër fëminore.
Ju jeni një njeri i ndjeshëm. Ndjeshmëria juaj prek të tjerët dhe njerëzit vinë menjëherë tek ju kur kanë nevojë për dikë që të dëgjojë dhimbjen e tyre.
Ju gjithmonë do të zgjidhni një partner që pranohet nga familja dhe miqtë tuaj.
Ju nuk ndiheni rehat nëse ndodhin ndryshime në jetën tuaj, qofshin të mëdha apo të vogla, por pa marrë parasysh se çfarë ndodh, ju luftoni me pengesat dhe në fund, gjithnjë dilni një person më i mirë dhe më i fortë.