Befasohen udhëtarët, një poni ngjitet në avion
Derra, gjela, majmunë e rosa kanë fluturuar me avionë duke shoqëruar pronarët e tyre.
Por një pony në aeroport i ka befasuar të gjithë. Flirty arriti ti bashkohej me sukses pronares së tij Abrea Hensley, në një udhëtim me American Airlines. Fluturimi ndodhi javën e kaluar në aeroportin ndërkombëtar O’Hare të Chicagos.
Kali tërhoqi vëmendjen e udhëtarëve të tjerë, të cilët u befasuan kur e panë në mesin e pasagjerëve.
Hensley më vonë postoi në Instagram një fotografi të Flirty gjatë fluturimit, së bashku me anëtarët e ekuipazhit.
“Ata ishin të sjellshëm dhe entuziastë kur panë Flirtin në fluturim,”-shkroi ajo.
Hensley, nga Bellevue, Nebraska tha për KMTV 3 se shumica e bizneseve lokale në qytetin e saj e kanë mirëpritur Flirtyn. Ajo e dërgon pony-n në kinema, bëjnë pazar së bashku, madje e merr edhe tek takimet me mjekun.
Pony në fakt shërben si një kafshë shërbimi e trajnuar për të ndihmuar njerëzit me probleme psikologjike.
Hensley vuan nga një sërë sëmundjesh përfshirë: depresionin, ankthin, panikun dhe çrregullimi i stresit post traumatik.
Dhe Abrea ka nevojë për Flirty për të kaluar sulmet e panikut.