Beteja për jetë a vdekje! Fundi tragjik vjen më vonë për dy prej tyre

I vogli i një hipopotami është fotografuar duke u përpjekur me dëshpërim të shpëtojë nën e saj nga një luan i uritur. Hipopotami nënë kishte ngecur në baltë dhe nuk mund të lëvizte.

Skena u fotografua nga Hanno Erasmus në parkun nacional të Kruger-t në verilindje të Afrikës së Jugut. Në fund, nëna hipopotam ngordhi nga dehidratimi, dhe i vogli i saj ngordhi dy ditë më vonë nga e njëjta arsye.

Zakonisht një hipopotam i rritur është një objektiv shumë i madh për luanët, ndërsa të vegjlit janë më të arritshëm.

Parku Kombëtar Kruger është një nga rezervat më të mëdha të Afrikës. Ai ka një densitet të lartë të kafshëve të egra, përfshirë pesë më të mëdhatë: luanët, leopardët, rinoqerontët, elefantët dhe bufalot.

SHKARKO APP