Beyonce ble me 300.000 dollarë sandalet prej diamanti
300.000 dollarë për një palë sandale.
Një çmenduri që Beyonce i ka dhuruar vetes, pa iu dridhur qerpiku.
Princess Contellation, të prodhuara nga House of Borgeze, janë të mbuluara nga 1310 diamante.
Chris Shellis, pronar i markës së njohur, ka deklaruar: Eshtë vërtetë një model i veçantë. Beyonce është klientja e ëndrrave për të gjithë. Nëse do që dikush të blejë krijimet e tua nuk mund të kërkosh më shumë’.
Popstari ka zgjedhur këtë model për ta veshur në videon e saj të re. Por ky është vetëm një nga ‘çmenduritë’ e fundit të Beyonce.
Në maj, një foto e saj në internet, ku shfaqet, që derdhte një shishe shampanjë 20 mijë dollarë në vaskën e hidromasazhit, kishte ngjallur polemika të shumta dhe shumë fansa nuk e kishin pritur aspak mirë këtë gjest.
Sigurisht ajo mund t'i lejojë vetes të shpenzojë sa të dojë, duke pasur parasysh që fiton në vit 100 milion dollarë, por shumë i gjykojnë si fare pa shije këto veprime të popstarit.