Birra Corona: Kemi 170 milion dollarë humbje pas shpërthimit të koronavirusit
Kompania prodhuese e birrës Corona, po përballet me humbjet e saj më të mëdha të 10 viteve të fundit si rezultat i shpërthimit të koronavirusit.
Anheuser-Busch InBev, kompania e cila zotëron jo vetëm birrën Corona, por edhe marka të tjera të famshme si Budweiser, Stella Artois dhe Becks, ka deklaruar se në dy muajt e fundit, ka pësuar një humbje prej 170 milion dollarësh.
Ata prisnin që të kishin fitime të mëdha për vitin e ri hënor që festohet në Kinë, por koronavirusi ua ka prishur planet mesa duket.
Si rezultat, drejtuesit e kompanisë janë detyruar të ulin bonusin e shefit të ekzekutivit dhe të paralajmërojnë një nga rëniet më të mëdha në fitimet e kompanisë për tremujorin e parë të 2020-s.
Humbjet e kompanisë vijnë pasi në Kinë janë izoluar miliona njerëz për shkak të koronavirusit.
Kjo ka bërë që jeta e natës të jetë thuajse inekzistente gjatë këtyre ditëve në Kinë, duke detyruar shumë lokale e klube të mbyllin dyert e tyre.
Kompania me qendër në Belgjikë zakonisht shet më shumë birra në tregun kinez sesa në tërë SHBA-në.
Kujtojmë këtu që deri më tani në të gjithë botën janë mbi 82 mijë persona janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus, ndërsa rreth 3 mijë të tjerë kanë humbur jetën.