Bixhoz me dashurinë/ Zvetlana mëson se Çulbul është Gori, ajo e kërcënon, ja ç’do ndodhë të hënën
Pinki telefonon Kaminin dhe e pyet nëse dëshiron më shumë se 2 krorë. Ajo i kërkon 10 krorë. Texh thotë se duhet t’i japin 200 krorë diamante Priankës. Ai i kërkon Mahit të hapë kasafortën ku mbajnë diamantet.
Mahi nuk di ta hapë. Ai i thotë Texhit se ka harruar fjalëkalimin. Shakti i thotë se sytë e tij janë fjalëkalimi. Mahi bën sikur i dhemb koka. Anika i jep një ilaç. Shivai vjen dhe hap kasafortën. Mahi kthehet dhe habitet kur sheh që kasaforta u hap.
Shakti i kërkon të hapë edhe kyçin tjetër ku mbahen 100 krorë të tjera. Skaneri nuk i njeh sytë e Mahi dhe bie alarmi. Kana vjen dhe thotë se alarmi bie nëse ndonjë mashtrues tenton ta hapë kasafortën. Rudra i kërkon Mahit ta provojë sërish.
Mahi bën sikur po i dhemb shumë koka dhe largohet. Ai shkon tek Kamini dhe i tregon. Kamini i bërtet që nuk i mori 100 krorët kur u hap kasaforta. Mahi kthehet në shtëpi i shqetësuar. Shivai ka një plan. Ai thotë se do e përfshijë Mahin në një vrasje që ai ta pranojë se nuk është Shivai.
Ndërkohë Om dyshon se Zvetlana ka vrarë doktorin. Ajo e dëgjon dhe bën sikur është lënduar nga ai. Om vendos të shkojë në shtëpinë e doktorit. Çulbul shkon në dhomën e Zvetlanës dhe e thërret. Zvetlana ka mësuar se Çulbul është Gori.
Ajo e kërcënon se do i tregojë Omit. Çulbul qan. Zvetlana thotë se nuk do ja tregojë videon Omit nëse ajo bën çfarë i thotë. Zvetlana pyet Çulbulin ku shkoi Omi dhe ajo i tregon se shkoi në shtëpinë e doktorit. Zvetlana i thotë të shkojë ta ndalojë Omin.
Çulbul shkon. Zvetlana niset për atje gjithashtu por halla e ndalon. Ajo i thotë se duhet të vërtetojë që është nuse për shtëpi dhe e detyron të gatuajë. Zvetlana nuk shkon dot tek shtëpia e doktorit. Çulbul takohet me Omin dhe mundohet të gjejnë doktorin.
Halla dhe Xhanvi tallen me Zvetlanën teksa ajo gatuan. Om dhe Çulbul hyjnë në shtëpinë e doktorit dhe e gjejnë plot me gjarpërinj. Doktori nuk duket gjëkundi. Om thotë se duhet ta gjejnë para se të vijë Zvetlana. Një nga gjarpërinjtë i afrohet Omit./revistawho