Blerja ”e çmendur” e kësaj jave- Një vend parkimi 1 milion dollarësh!/ FOTOT

Çmimet e pasurive të patundshme në Hong Kong janë tepër të larta, njëkohësisht dhe vend parkimi i makinave. Një hapësirë e tillë, për parkimin e makinave është shitur këtë javë, pikërisht në Hong Kong, me një vlerë marramendëse prej rreth 1 milion dollarë, duke e bërë atë vendin më të shtrenjtë për të parkuar një makinë në qytet, dhe ndoshta kudo në botë.

Shitësi ishte Johnny Cheung Shun-yee, një biznesmen i cili njihet për zotërimin e disa pronave të patundshme. Ai bëri rreth 900 milion dollarë, vitin e kaluar në rreth nëntë muaj, duke blerë dhe shitur ambiente zyre, në një prej ndërtesave që ai zotëron.

Vendi i parkimit, 1 milion dollarësh, ndodhet pikërisht në të njëjtën ndërtesë, e cila konsiderohet si kulla më e çmuar e zyrave në botë. Me të njëjtën kosto me të cilën është blerë kjo hapësirë parkimi, ju mund të blini një apartament me një dhomë gjumi në Manhattan.

Të tilla ngjarje, ilustrojnë mjaft qartë hendekun mes shtresave në Hong Kong, hendekun midis njerëzve shumë të pasur dhe atyre të zakonshëm. Kjo pabarazi e të ardhurave ka nxitur protesta të dhunshme që kanë tronditur qytetin për muaj me radhë dhe nuk tregojnë asnjë shenjë ndalese./ Scan

SHKARKO APP