“Blerjet e shumta në internet duhen konsideruar sëmundje mendore”

Blerjet e shpeshta në internet duhen konsideruar sëmundje mendore, sipas disa psikologëve të cilët mendojnë se kjo gjë ka ngjashmëri me varësitë e tjera.

Aktualisht, nëse ti je një person që blen shumë gjëra “online” nuk quhesh i sëmurë mendor, por specialistët mendojnë se nëse blerja në internet klasifikohet si sëmundje, ata që e vuajnë këtë do të mund të trajtohen.

Në një studim në “Comprehensive Psychiatry” lexohet se “maniakët e blerjeve “online” kanë uri gjatë gjithë kohës për të blerë dhe nuk i rezistojnë dot të mirave materiale që shohin në internet, pavarësisht se nuk i përballojnë dot”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo gjë më pas i çon në stres, sherre në familje dhe borxhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studimi ka vëzhguar 122 të varur nga blerjet “online” në Gjermani, me të rinjtë që treguan simptomat më të këqija. Udhëheqësja e studimit, Astrid Muller, nga Shkolla Mjekësore e Hanoverit tha: “Është koha që blerjet në internet t’i konsiderojmë çrregullim mendor. Shpresojmë që gjetjet tona të tregojnë rëndësinë e kësaj varësie”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?