Bleu një biletë për 2 dollarë, burri fiton lotarinë më të madhe në historinë e SHBA
Një burrë në SHBA ka arritur të fitojë plot 1.6 miliardë dollarë të çmimit të madh të lotarisë “Mega Millions”.
Kjo është shuma më e madhe e lotarisë së fituar ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Bileta fituese është raportuar në Karolinën e Jugut dhe kishte vetëm 6 numra fitues.
Gara, që ka edhe 15 çmime të dyta me vlerë rreth një milion dollarë secila, ka bërë që njerëzit të qëndrojnë në rradhë të gjata në pikat e shitjes.
Biletat e “Mega Millions” u shiten në 44 shtete amerikane ndërsa kushtonin vetëm 2 dollarë.
Numrat fitues të lotarisë së të martës janë: 5, 28, 62, 65, 70 dhe Mega Ball 5.
Sipas zyrtarëve të Mega Millions “jackpoti” i stërmadh bëri madje që blerësit e biletave të fantazonin dhe ëndërronin jo pak, se çfarë do të bënin po të fitonin… Disa ëndërronin të blinin një ishull, apo një makinë të shpejtë; të tjerë të hapnin dyqane dhe të krijonin vende pune.
Gjithashtu janë 36 çmime të dyta me vlerë një million dollarë, përfshirë dy bileta të shitura në Nju Xhersi dhe Pensilvani.
Mundësia për të fituar lotarinë thuhej se ishte një në më shumë se 300 milionë.
Mbetet tani për t’u parë nëse do të ketë më shumë se një biletë fituese.