Bleu për 1 pound vazon 500 mijë euroshe, si e kuptoi vlerën e saj
Një anglez që ka preferuar të mbetet anonim bleu në një dyqan një vazo të vogël për vetëm 1 pound. Ai tregoi se u tërhoq nga ngjyra si dhe shkrimi kinez në pjesën e pasme, që i jepte asaj një pamje unike.
Disa muaj më pas ai vendosi të zbrazë shtëpinë nga gjërat e panevojshme, kështu që i bëri vazos por dhe disa objekteve të tjera, fotografi dhe i postoi në Ebay.
Mes dhjetërave produkteve në shitje vuri re se kërkesat për vazon kineze ishin aq të larta sa ai fillojë të dyshojë dhe dërgoi objektin tek një shoqëri e famshme ankandesh, Sworders, që i dha lajmin befasues. Vazoja ishte një vepër arti origjinale dhe e rrallë, e prodhuar enkas për një perandor kinez të shekullit të 18-të, i dinastisë Qing.
Sworders dha një çmim paraprak që i afrohej 90 një eurove, si çmim bazë për ankandin. Një shifër marramendëse për të zotin, por asgjë përpara çmimit me të cilin një klient kinez e bleu pak ditë më vonë. “CNN” shkruan se në fund vazo u shit për 493 mijë euro, që me taksat e përfshira shkoi deri në 560 mijë.