Bota ka më shumë miliarderë kinezë, se amerikanë

 

Numri i miliarderëve në Kinë është më i madh, për herë të parë, në krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht faktit të ngadalësimit ekonomik të ekonomisë së dytë globale, sipas një anketimi vjetor, i publikuar sot.

Kina komuniste numëron tashmë 596 miliarderë, një shifër kjo e shtuar në mënyrë të paimagjinueshme të 242 personave në krahasim me vitin e kaluar që mundëson avancim ndaj SHBA-ve me vetëm 537 miliarderë, referuar botuesit të revistës së luksit “Hurun Report” me seli në Shangai.

“Pavarësisht ngadalësimit ekonomik pasuritë më të mëdha të Kinës kanë sfiduar tymnajën ekonomike dhe kanë shënuar vitin më të favorshëm prej një kohe të gjatë”, deklaroi presidenti i “Hurun Report”, Rupert Hoogewerf në një komunikatë.

Manjati i pasurive të patundshme dhe argëtimeve, Wang Jianlin ka rrëzuar Jack Ma, themeluesin e gjigantit kinez të biznesit Alibaba, si pasuria e parë e Kinës, referuar klasifikimit Hurun.

SHKARKO APP