Brenda “Ekspresit Lolita”/ Superavioni privat ku miliarderi pedofil, mik i Bill Clinton abuzonte me vajzat e mitura (FOTO)

Ky është avioni i famshëm privat ku pedofili miliarder, tashmë i arrestuar Jeffrey Epstein shëtiste miqtë e tij të njohur rreth e qark botës. Boeing 727 në ngjyrë të zezë dhe gri i mbiquajtur ‘Ekspresi Lolita’ ka bartur për vite me radhë pasagjerë jo të zakontë, duke përfshirë Bill Clinton, Princin Andrew apo aktorë të njohur të Hollivudit si Kevin Spacy, komedianin Chris Tucker dhe supermodelen Naomi Campbell.

Tashmë avioni luksoz është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas arrestimit të pronari të rij të dikurshëm, financierit të suksesshëm të Wall Street, Epstein pas disa denoncimeve për abuzim seksual dhe trafikim i të miturve.

Miliarderi 66-vjeçar akuzohet për abuzim seksual me vajza të mitura nën 14 vjeç dhe avioni në fjalë konsiderohet si një nga vendet më të shpeshta ku kanë ndodhur këto abuzime.

/Shqip

SHKARKO APP