Britani, del në shitje skeleti i një tiranosauri 67 milion vjeçar
Skeleti i një prej dinosaurëve më të mëdhenj grabitqarë pritet të dalë në shitje në muajin tetor. Shtëpia britanie e ankandeve do ta ekspozojë fillimisht për publikun tiranosaurin. Skeleti i species gjigande, sipas shkëncëtarëve, është përafërsisht 67 milionë vjeçar.
Skeleti i një dinozauri, përafërsisht 67 milion vjeçar, pritet të dale në ankand nga shtëpia britanike “Christie”. Ai është një tiranosaur, i njohur si “STAN”, që u zbulua fillimisht në 1987 në Dakotën e Jugut nga paleontologu amator Stan Sacrison.
“Ai ua tregoi shkencëtarëve në atë kohë, të cilët për fat të keq e identifikuan gabimisht si triceratops,” tha Hams Hyslop, kreu i departamentit Shkencës dhe Historisë.
Mbetjet e triceratops janë relativisht të zakonshme në botën paleontologjike, kështu që kockat dështuan të tërhiqnin interes derisa Sacrison i çoi në Institutin “Black Hills” në Dakota e Jugut në 1992.
Studiuesit atje “kuptuan shumë shpejt se kishin diçka të veçantë në duart e tyre”, tha Hyslop. Ata rikategorizuan STAN si T. rex dhe nisën një kërkim të ri për të zbuluar pjesën tjetër të eshtrave. Ata gjetën 188 nga rreth 300 gjithsej për çdo T. rex, tha Hyslop.
Shumica e skeleteve T. rex mbahen nga muzetë dhe institucionet private. Ndaj ankandi është një mundësi për një koleksionist apo institucion privat për të marrë skeletin.
STAN është 40 metra i gjatë dhe 13 metra i lartë. Ai gjithashtu shquhet për dy rruaza të ngjitura që shkencëtarët kanë identifikuar në qafën e tij. Mendohet se dinosauri mbijetoi me qafë të thyer.
“Christie” do ta shfaqë dinosaurin nga e mërkura deri në mes të tetorit në Manhattan. STAN do të jetë i dukshëm për publikun përmes dritareve të Christie nga trotuari.