Britaniku fatlum fiton 170 milionë paund në lotari

Një britanik mund të konsiderohet ditët e fundit si njeriu më i lumtur në botë pasi është bërë fituesi i 170 milionë paundëve, duke fituar xhekpotin e Euromillions. Sipas Kompanisë së Lotarisë Kombëtare Camelot e gjithë shuma e majme prej 170 milionë paundësh është fituar një biletë e vetme.

Ende nuk dihet se kush është fituesi dhe me shumë mundësi asnjëherë nuk do të merret vesh. Numrat e biletës me fat që fitoi milionat ishin 7, 10, 15, 44, 49, së bashku me 3 dhe 12 të zgjedhur për Numrat me Fat.

Nëse fituesi është një person i vetëm atëherë, ai me pasurinë e fituar do të renditet menjëherë në listën e 1000 personave më të pasur që jetojnë në Britani. Sipas klasifikimit të vitit 2019, fituesi do të kalonte në renditje yjet si Sir Tom Jones, Sir Tom Jones dhe Ed Sheeran.

SHKARKO APP