Bufi nuk ngrihet dot në fluturim, organizata: Është obez, s’kemi parë rast të tillë
Nëse dëgjoni dikë që do t’ju tregojë një histori për një kafshë të ngathët, me siguri që mendoni se do të keni të bëni me qen apo mace obeze, të cilët mezi hedhin këmbën. Mirëpo, ja që këto nuk janë të vetmet kafshë të ngathëta, pasi të tillë mund të jenë edhe zogjtë.
Kështu, i tillë është rasti i një bufi, i cili nuk ngrihet dot në fluturim për shkak të peshës së tij të rëndë. Siç mësohet, bufi është cilësuar si “ekstremisht i jashtëzakonshëm” dhe mbipeshë.
Emri i tij është Plump dhe peshonte 245 gramë kur u gjet. Kjo është një peshë tre herë më e madhe sesa pesha e zogjve të zakonshëm. Bufi, i cili është i gjinisë femërore, nuk mund të ngrihej në fluturim për shkak të depozitave dhjamore që ka në pjesën e barkut dhe në të gjithë trupin.
Suffolk Owl Sanctuary (një organizatë që merret me kujdesin ndaj këtyre shpendëve, e futi bufin në dietë, në mënyrë që ai të humbte disa gramë.
Në një postim në Facebook, të mërkurën, më 29 janar, organizata shkruante:
Ky buf u gjet në një hendek disa javë më parë. Zakonisht, në këto raste mendojmë se gjallesa mund të ketë pësuar ndonjë lëndim që e ka bërë të jetë i hutuar dhe të mos fluturojë dot, por jo, nuk ishte kështu. Ai nuk kishte asnjë problem dhe mund ta imagjinoni habinë tonë kur vumë re se zogu ishte ekstremisht obez. Pasi e peshuam, zbuluam se peshonte 245 gramë dhe se nuk mund të fluturonte për shkak të masës dhjamore në trup. Kjo është një situatë ekstremisht e pazakontë për zogjtë, e veçanërisht për zogjtë e egër. Na duhet të studiojmë seriozisht shkaqet e këtij obeziteti”.
blob:https://www.facebook.com/0596fa19-7ee9-42e4-8e3a-0cd6a632200b