Bukuroshja e fjetur ekziston, fle 70 ditë rresht
Sharik Tovar, një vajzë 17-vjeçare nga Kolumbia vuan nga sindroma Kleine-Levine, një sëmundje neurologjike që shkencëtarët nuk e njohim mirë dhe që i bën njerëzit të flenë për periudha të gjata kohore e të kenë probleme me kujtesën.
Koha më e gjatë që Sharik ka kaluar në gjumë ka qenë 70 ditë të njëpasnjëshme. Gjatë këtij episodi, ajo harroi fytyrën e të ëmës. 17-vjeçarja pësoi episodin e saj të parë kur ishte vetëm dy vjeçe. Gjatë gjumit, nëna e saj e ushqen me lëngje rregullisht që të mos vdesë urie. Simptomat e saj përkojnë me çrregullimin e “bukuroshes së fjetur,” i cili ndodh në një në pesë milionë njerëz dhe ka prevalencë më të lartë te hebrenjtë Ashkenazi.
Ata që vuajnë nga Kleine-Levin kanë uri të papërmbajtur, haluçinacione dhe eksitohen papritur gjatë episodeve të gjumit. Kur nuk përjetojnë një episod, shumica jetojnë normalisht. Thuhet se çrregullimi është një reagim autoimun kur trupi i konsideron indet nervore si të huaja. Në revistat shkencore janë raportuar vetëm 500 raste.