Burri me penis bionik humb virgjërinë me punonjësen e seksit
Një burrë me penis bionik, me protezë, ka përshkruar humbjen e virgjërisë me një punonjëse seksi.
Mohammad Abad kreu marrëdhënie seksuale për herë të parë në moshën 44-vjeçare.
Ai u përplas dhe tërhoq zvarrë 548 metra nga një makinë kur ishte vetëm 6 vjeç duke pësuar dëmtime në organin gjenital.
Por Mohammad e zëvëndësoi atë në vitin 2012 me një penis të transplantuar. Dhe i ftuar në This Morning, Abad rrëfeu takimin me një punonjëse seksi Charlotte Rose, me të cilën erdhi në emision.
“Gjatë periudhës sime të rimëkëmbjes u joha në Facebook me Charlotte. Ajo dëshironte të më takonte dhe unë gjiashtu. Isha i nderuar, asnjë nuk donte të ma jepte këtë mundësi.”
Çifti u takuan gjatë një fundjavë në vitin 205 kur Mo humbi virgjërinë e tij dhe tha se ishte shumë nervoz.
“Unë kurrë nuk kisha qenë me një grua dhe normalisht isha nervoz, por ishte e shkëlqyer,”-tha Abad. “Ajo shkoi me rrjedhën dhe ia lashë asaj gjërat nën kontroll.”
Ai tregoi se kjo gjë i ndryshoi totalisht jetën e tij.
“Më ka ndryshuar si person totalisht sepse tre vite më parë, si edhe para operacionin, asnjëherë nuk kisha mundësi të flisja me askënd.”