Burri që ka 90% të trupit me tatuazhe heq organin gjenital
Një i mbijetuar nga kanceri ka bërë tatuazhe në 90% të trupit dhe ka hequr organin gjenital, sepse i prishnin artin e trupit. Adam Curlykale nga Rusia kaloi 12 vite të jetës, duke bërë tatuazhe në trup me bojë të zezë, pasi u diagnostikua me kancer. Por ai ndjente se disa pjesë të trupit që nuk ishin me tatuazhe i shkatërronin artin, kështu që pagoi që penisi, testikujt dhe thithkat të mos i ketë më. Ai udhëtoi në spitalin Jardines në Meksikë për të bërë operacionin. Menjëherë pas ndërhyrjes, 32-vjecari publikoi forografitë nga spitali. Ai u bë i famshëm vitin e kaluar në një shfaqje televizive, ku u ftua të fliste për tatuazhet që i bënte për të mbuluar shenjat e kancerit.